Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peshku në Detin e Zi po pakësohet ndjeshëm, paralajmërojnë shkencëtarët

Foto: arkiv

Banuesit e qytetit Varna si dhe njerëzit nëpër bregdetin e Detit të Zi dinë shumë mirë se nën 150 metra thellësi ky det është i vdekur, aty nuk ka oksigjen, për shkak të shtresës së sulfurit të hidrogjenit. Por, e pyesin veten  se përse me çdo një vit të kaluar pakësohet popullimi i njërit prej peshqve më të kërkuar – shojza (Scophthalmus maxima), përse zhduket dhe peshku “harengu i vogël” (Sprattus sprattus)? Ku u zhduk nga deti ynë dhe kali i njohur i detit?

Këtyre dhe akoma shumë pyetjeve të tjera u kanë përgjigje shkencëtarët nga Instituti i Oqeanologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Monitorimi, të cilin po e zhvillon Instituti i Oqeanologjisë gjatë viteve të fundit me të vërtetë tregon pakësimin e rezervave të peshkut të të gjitha llojeve të peshkut në Detin e Zi”, sqaroi përpara BNR-Varna doktoresha Radosllava Bekova, autore e raportit të prezantuar kohët e fundit.  

Radosllava Bekova

Në periudhën e viteve 2017-2018 ishte bërë një monitorim nga Instituti i Oqeanologjisë pranë Drejtorisë së Pellgjeve. Konstatuam mbi 80% ndotje me mbeturina artificiale polimeri, e thënë në përgjithësi-plastikë. Problem për shojzën si dhe për të gjithë speciet e peshkut fundor janë dhe ujërat e ndotura, të cilat derdhen në det.

Kapaciteti i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza nuk është i bërë në këtë mënyrë që gjatë verës t’i përgjigjet të gjithë rrjedhës turistike. Tani, rreth krizës me pandeminë, kolegë të cilët studiojnë këtë fushë thonë se deti është pak më i pastër, për shkak të mungesës së njerëzve të shumtë. Duhet të investohet në shtimin e kapacitetit të stacioneve të spastrimit, sepse që të gjitha ujërat derdhen në Detin e Zi, si dhe në lumenjve të mëdhenj, siç janë Danubi dhe Kamçia nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Këto janë lumenj, të cilat sjellin një ngarkesë organike jashtëzakonisht të lartë të azotit dhe fosforit, kurse që aty vjen dhe lulëzimi i fitoplanktonit. Ai e shteron oksigjenin në ujin e detit. Po të shtojmë dhe shtimin e temperaturave të ujit me rreth 3-4 gradë, madje gjatë dimrit, kjo jashtëzakonisht shumë ndryshon ciklin jetik të peshqve. Gjërat janë të ndërlidhura-ndryshimet ndikojnë mbi gjënë më të vogël, duke filluar nga fitoplanktoni dhe arrihet deri tek maja e vargut ushqimor në Detin e Zi, siç janë tre llojet e delfinëve tanë.”

Sivjet Instituti do të bëjë monitorim dhe mbi ndikimin e mjedisit mbi popullimin e rapanës dhe midhjeve të bardha e të zeza në detin tonë-njoftoi doktoresha Bekova. Ajo rikujtoi se përpara 30 vjetëve peshkimi me tral nuk ishte i rregulluar, gjë e cila ka çuar deri në një dëmtim të qëndrueshëm të fundit të detit dhe të vendbanimeve të specieve. Sipas fjalëve të saj, problemi është në mungesën e një kontrolli si dhe në faktin, se nuk merren nën konsideratë konkluzionet e shkencëtarëve:”

Problemi është në një përpjesëtim botëror, kudo po vihet re një zvogëlim i llojeve bazë të peshqve, përgjithësoi doktoresha Radosllava Bekova. “Nëse po na pret një katastrofë ekologjike nga  peshkimi i tepërt dhe një reduktim serioz i rezervave të peshkut, varet nga qëndrimi i njerëzve dhe menaxhimi si tërësi në këtë fushë”, rikujtoj studiuesja.

plazh Alepu

“Ne mundohemi të alarmojmë për problemet, të cilat po ndodhin, por shumë rrallë hasim një kuptim. Drejtuesit nuk kushtojnë vëmendje, sepse ekologjia është një nismë e shtrenjtë, ajo kërkon investime të mëdha. Kërkon dhe kufizime, gjë e cila nuk u pëlqen industrive të ndryshme. Një nga problemet e mëdha ekologjike është ndërtimi i tepruar në bregdetin e Detit të Zi. Për shembull  plazhi i Shoferëve ose i ashtuquajturi plazh Alepu, është një vend jashtëzakonisht i bukur. Mjerisht dhe nga ana veriore dhe nga ajo jugore filloi ndërtimi i hoteleve të mëdha. Aty ndodhet dhe liqeni Alepu, një zonë e mbrojtur në NATURA 2000. Në të takohen specie të peshkut dhe të shpendëve, të cilët nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër, kurse kjo në fakt është jeta jonë, të cilën ne duhet ta ruajmë dhe për brezat e ardhshëm.”

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së BNR-Varna/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, io-bas.bg, arkiv


Më shumë nga rubrika

Gjuhë e kuptueshme për të gjithë në shkollë – qëllimi i madh i pedagogëve-novatorë

Pesë vjet më parë, si mësuese e re, Aleksandrina filloi të jepte mësim në një qytet të vogël bullgar për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën. Por mësuesja e re u befasua kur zbuloi se shumë nga nxënësit e saj ishin analfabetë dhe dinin vetëm..

botuar më 21-10-06 12.25.MD

A po ringjallet fshati bullgar?

Vetëm tre apo katër vjet më parë Bullgaria, së bashku me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, kryesoi statistikat e zymta botërore me shpopullimin e shpejtë të zonave të saj rurale. Në atë kohë, parashikimi i Fondit të Popullsisë pranë OKB-së ishte..

botuar më 21-10-06 7.15.PD

Pasaporta bullgare lejon udhëtimin pa viza në 97 vende

Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë . Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende , në 97 prej tyre pa vizë , sipas Indeksit Global të Pasaportave më të..

botuar më 21-10-05 10.56.PD