Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filarmonia “Pioner” “krah për krah” me Filarmoninë e Sofjes

Harpistja Daniella Jollkiçeva mbërrin nga Spanja për koncertin

Foto: arkiv

"Krah për krah" - kështu quhet projekti në të cilin muzikantët e dy orkestrave do të luajnë në një skenë. Ngjarja është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Javëve Muzikore të Sofjes. Më 8 qershor në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit publiku do të mund të dëgjojë Simfonia d moll të César Franck dhe Koncertin për Harpë dhe Orkestër të Reinhold Glier.

Dirigjenti është Ljubomir Denev-bir, kurse soliste në koncertin e Glier - Daniella Jollkçieva, e cila që prej vitesh banon në Spanjë dhe zhvillon veprimtari aktive koncertore si soliste e orkestrave prestigjioze në Evropë, Azi, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara. Daniella është “harpa solo” e Orkestrës Simfonike Mbretërore në Sevilje dhe e Orkestrës Simfonike Kombëtare të Indisë në Mumbai. Të gjithë nga Filarmonia e Pionierit presin me padurim ta takojnë harpisten e famshme, e cila dikur ka luajtur në orkestrën rinore bullgare me famë botërore, nën dirigjimin e themeluesit të saj, Prof. Vlladi Simeonov.

Në vitet e fundit "Pioner" ka dhënë një sërë koncertesh në Bullgari, Hungari, Greqi, Turqi, Serbi. Në vjeshtë do të ketë koncerte në Vjenë, të organizuara nga Shoqata “Mjelma ngjyrëvjollcë” /Der Verein Lila Schwan/.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Muzika në çati ose sesi mblidhen "vibracionet e shpërndara"

Që të dy janë bullgarë, që të dy kanë mësuar në Holandë, janë shokë dhe e adhurojnë xhazin. Këta janë Mihaill Ivanov - kontrabas dhe Aleksandër Llogozarov - kitarë. Prej viteve çdo një prej tyre ecën nëpër rrugën e vet personale muzikore. Mihaill..

botuar më 21-07-19 2.11.MD

Radka Kushleva – bilbili i malit Rodopi

Shumë i rëndësishëm është kontributi i Radka Kushlevës në kulturën tonë tradicionale - ajo për herë të parë popullarizon këngën rodopëse deri tek të gjitha skajet bullgare përmes eterit të Radios Kombëtare. Krahas me këngët nga fshati Shiroka..

botuar më 21-07-18 11.25.PD

Virtuozi Vasko Vasilev ndan me botën bukuritë e Sofjes në 5 video

Shumë nga shokët e mi të cilët vijnë në Bullgari e adhurojnë Sofjen . Prandaj doja që të bëja diçka, përmes së cilës në të gjithë botën të mund të shikojnë bukurinë e qytetit tonë - thotë violinisti me famë botërore Vasko Vasilev për dëshirën, e..

botuar më 21-07-18 8.15.PD