Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filarmonia “Pioner” “krah për krah” me Filarmoninë e Sofjes

Harpistja Daniella Jollkiçeva mbërrin nga Spanja për koncertin

Foto: arkiv

"Krah për krah" - kështu quhet projekti në të cilin muzikantët e dy orkestrave do të luajnë në një skenë. Ngjarja është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Javëve Muzikore të Sofjes. Më 8 qershor në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit publiku do të mund të dëgjojë Simfonia d moll të César Franck dhe Koncertin për Harpë dhe Orkestër të Reinhold Glier.

Dirigjenti është Ljubomir Denev-bir, kurse soliste në koncertin e Glier - Daniella Jollkçieva, e cila që prej vitesh banon në Spanjë dhe zhvillon veprimtari aktive koncertore si soliste e orkestrave prestigjioze në Evropë, Azi, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara. Daniella është “harpa solo” e Orkestrës Simfonike Mbretërore në Sevilje dhe e Orkestrës Simfonike Kombëtare të Indisë në Mumbai. Të gjithë nga Filarmonia e Pionierit presin me padurim ta takojnë harpisten e famshme, e cila dikur ka luajtur në orkestrën rinore bullgare me famë botërore, nën dirigjimin e themeluesit të saj, Prof. Vlladi Simeonov.

Në vitet e fundit "Pioner" ka dhënë një sërë koncertesh në Bullgari, Hungari, Greqi, Turqi, Serbi. Në vjeshtë do të ketë koncerte në Vjenë, të organizuara nga Shoqata “Mjelma ngjyrëvjollcë” /Der Verein Lila Schwan/.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Vasill Petrov me një album romantik, turne dhe ekspozitë

“Ky është albumi im i 14, më romantik deri tani”- në këtë mënyrë xhaz këngëtari më i dashur prezanton koleksionin e tij të titulluar Love Songs vol.1. Ai përmban standarde të dashura të xhazit, kurse si një bonos vjen kënga “Strehë në shi” Looking..

botuar më 21-07-06 10.25.PD

Radka Aleksova: Unë kam përjetuar një gëzim jo tokësor në skenë

Radka Aleksova është një nga këngëtaret popullore më me stil, e dhuruar jo vetëm me zë, por dhe me një jetëgjatësi krijuese për t’u lakmuar. Ajo është në skenë më shumë se gjysmë shekulli, ka përjetuar çaste të shumta të një emocioni dhe të një..

botuar më 21-07-05 7.15.PD

Pllamena Mangova – 30 vjet në skenë

Para pak kohe në Sallën “Bëllgaria” Pllamena Mangova shënoi vjetorin e 30 nga dalja në skenë. Megjithëqë prej kohe jeton në Belgjikë pianistja e njohur bullgare shfrytëzon çdo mundësi për të takuar me publikun bullgar. Ideja e koncertit ishte i..

botuar më 21-06-30 7.15.PD