Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Stefan Janev shqyrtoi perspektivën evropiane të Shqipërisë me Edi Ramën

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Stefan Janev
Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Stefan Janev u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili është për vizitë në Bullgari më 8 dhe 9 qershor. Të dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale në agjendën evropiane dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, informoi Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë bisedës Kryeministri bullgar theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe aktive të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kryeministri bullgar përshëndeti vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në programin e reformave të BE dhe për të arritur rezultate pozitive në fushat kryesore në këtë drejtim.

Një theks tjetër në bisedë u vu në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me interes të përbashkët ka në një numër sektorësh, si ekonomia, bujqësia, minierat, energjia dhe teknologjitë e larta. Ekziston gjithashtu një potencial për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe komunikacioneve përmes zhvillimit të Korridorit №8, në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, sigurimeve shoqërore. Në sfondin e partneritetit të aktivizuar midis dy vendeve tona gjatë viteve të fundit me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit sektorial priten rezultate edhe më konkrete në të ardhmen.

U diskutua gjithashtu roli i konsiderueshëm i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri si një "urë e miqësisë" midis dy vendeve. Theksi u vu edhe në marrëdhëniet në sektorin e turizmit. Pas bisedës ballë për ballë midis Kryeministrit bullgar Stefan Janev dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u mbajt një seancë plenare e dy delegacioneve.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Zoran Zaev i uroi Bullgarisë që ta formojë qeverinë e re shpejt që të vazhdojnë negociatat

"Po pres krijimin e një qeverie të qëndrueshme të rregullt që të vazhdojnë bisedimet me Sofjen," komentoi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë. Ai theksoi se kjo do të jetë mirë..

botuar më 21-09-01 11.46.PD

A është i dënuar mandati i tretë për formimin e qeverisë?

Partia e tretë politike në parlamentin bullgar ka për detyrë të realizojë mandatin e tretë eksplorues për formimin e qeverisë. Sapo presidenti ia dorëzoi dosjen Partisë Socialiste Bullgare, shumë analistë treguan skepticizëm. Me çdo një ditë të kaluar..

botuar më 21-08-31 1.40.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Qiproja ka kthyer 88 refugjatë sirianë në Liban Qiproja nuk lejoi në territorin e vet 88 refugjatët sirian, duke bllokuar dy varkat e tyre në det dhe pas afro 24 orëve i ktheu mbrapsht në pikënisjen e tyre - Liban. Emigrantët janë kthyer..

botuar më 21-08-27 2.40.MD