Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formimi i një qeverie vepruese pas zgjedhjeve është një hipotezë gjithnjë e më e mundshme

Foto: Ani Petrova

Kaloi dita e fundit në të cilën partitë dhe koalicionet mund të regjistronin listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme të 11 korrikut. 18 parti dhe 9 koalicione janë regjistruar për të marrë pjesë në votim. Cilat janë hipotezat për formimin e një qeverie vepruese pas zgjedhjeve? Përgjigjen e kësaj pyetjeje po e kërkojmë me ndihmën e sociologut Përvan Simeonov, analistit financiar Svetozar Gledaçev dhe gazetarit Illhan Andaj. E përbashkëta midis tre mendimeve është që një qeveri do të formohet - si për shkak të informacionit inkriminues të botuar nga SHBA në lidhje me modelin aktual politik dhe ekonomik në vendin tonë, si dhe për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të ndërmarra nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor, të cilat do t’i japin mundësi votës së bullgarëve jashtë shtetit për të luajtur një rol serioz për arritjen e mandateve të mjaftueshme, të cilat nga ana e vet ta ndihmojnë formimin e formulave të suksesshme të koalicionit.

Nga heqja e kufizimit për numrin e seksioneve jashtë vendit mund të përfitojë një parti si Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) /parti centriste në Bullgari, e cila përkrahet kryesisht nga turqit etnikë dhe myslimanët e tjerë në Bullgari/, por kjo ende nuk garanton një sukses kategorik elektoral, sepse një pjesë e votuesve të tyre janë të zhgënjyer dhe do ta kenë të vështirë t'i mbështesin përsëri.

Shumë prej atyre që votuam për “Demokratët për Përgjegjësi, Liri dhe Tolerancë” (DOST) /parti politike me në krye Ljutvi Mestan, ish anëtar i DPS/ ka pak të ngjarë ta përkrahin DPS, një përqindje e madhe prej tyre besojnë verbërisht në Erdogan dhe ndihen paksa të tradhtuar, por ka një muaj për të shpjeguar koston e këtij kthimi prapa, "tha gazetari Illhan Andaj -  pronari i një prej sajteve informative në Bullgari, duke komentuar vizitën e udhëheqësit të DPS Mustafa Karadajë tek Presidenti turk. U bë e qartë se Erdogan vazhdon të shohë një mundësi për partneritet me DPS në favor të GERB.

Mandati i shkurtër i Kuvendit të 45-të Popullor hapi rrugën për një rezultat më të mirë jo vetëm për DPS, por edhe për partitë e protestës, të cilat përfituan jo vetëm nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por edhe nga mundësia për të vazhduar fushatën e tyre zgjedhore gjatë seancave plenare dhe atyre të komisioneve - është i bindur sociologu nga agjencia Gallup Përvan Simeonov.  Sa i përket sulmit të SHBA kundër Deljan Peevskit si një faktor në jetën politike në vend, z. Simeonov bëri këtë konkluzion:

"Është e mundur që Peevski të ndikojë më shumë mbi GERB, sepse votuesit do t'i thonë vetes se qeveria aktuale është komprometuar dhe duhet të marrë pasojat e veprimeve të veta". Sigurisht, GERB mund të luajë kartën më të fortë - ata mund të thonë se njerëzit e përmendur nga Shtetet e Bashkuara, të tilla si Vasill Bozhkov dhe Aleksandër Manolev, tashmë janë ndjekur nga vetë ata ".

Nevoja për të formuar një shumicë të qëndrueshme për të mbështetur formimin e kabinetit tjetër të rregullt mund të gjendet gjithashtu në dëshirën e modelit të deritanishëm politik për t'i bërë ballë erozionit serioz, duke lejuar vetëm shpërbërjen e tij të pjesshme.

Sipas analizatori financiar Svetozar Gledaçev "resursi i korrupsionit te ne, i cili llogaritet për mbi 20 mlrd në vit, tashmë është shpërndarë dhe u jepet disa prej partive të reja, jo të gjitha, disa partive të reja kryesore, vetëm për të goditur grupin e parë dhe ndoshta grupin e dytë të firmave, pa u zbuluar të gjitha firmat dhe personat e lidhur ".

Përpiloi: Joan Kolev /mbi intervistat e Ljudmilla Zhelezovës dhe Sillvija Velikovës/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD