Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arra në këngët popullore dhe praktikat magjike

Foto: arkiv

Arra është ndër llojet më të përhapura të pemëve në Ballkan, rritet mirë në vendet e tjera në Evropë, Azi, Amerikën Veriore dhe Jugore, etj. Në Bullgari, që në fillim të pranverës, këto pemë gjetherënëse shpejt ngarkohen me fruta të vogla jeshile. Kokrrat e arrës janë të pasura me proteina, yndyra, vitamina, minerale. Thelbi shfrytëzohet edhe në gjella tradicionale bullgare, në mjekësinë popullore, ndërsa vaji i arrës përdoret në kozmetikë, në profilaksinë e disa sëmundjeve.

Në kulturën tradicionale bullgare zbulojmë shumë praktika të lidhura me arrën, me gjethet e tij, me kokrrat dhe lëvoren. Kjo pemë gjethemadhe përmendet në këngë popullore dhe në legjenda. Gjethet dhe kokrrat e tij janë pjesë e pandarë e disa praktikave magjike. Për disa prej tyre do të mësoni nga botimi Përfytyrimet popullore për arrën nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Shtuna e Shpirtrave, ne nderojmë kujtimin e të afërmve tanë të ndjerë

Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë...

botuar më 24-03-09 8.10.PD

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD