Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një arkiv digjital do të ruajë gjallë historinë e trashëgimisë sonë industriale

Pamje nga qyteti Kjustendill viti 1927 / Foto: Muzeu Historik Regjional Kjustendill

Fabrika, pajisje hekurudhore, ura, thertore, të cilët kanë përfshirë në veten e vet historinë e zhvillimit të stuhishëm të industrisë nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, sot rrëzohen ose “vetëndizen” dhe shkatërrohen. Që të ruajë dëshmi për këta shembuj të vlefshëm arkitekturorë një ekip prej historianëve ka marrë përsipër detyrën të punojë një arkiv digjital dhe një aplikacion në celular me trashëgiminë industriale nëpër tokat tona.  

Godinat e dikurshme industriale mund të fillojnë të jetojnë një jetë të re - me fasadat e tyre dinjitoze të tregojnë histori, kurse me funksionalitetin e vet të kthehen në një shtëpi të përkohshme për njerëz me profesione moderne, një njohje artistike ose të kryejnë funksione shoqërore. Trashëgimia industriale ka mundësi të shumta për një përshtatje dhe socializim, është i bindur kryeasistenti  Ivajllo Naçev nga Instituti për Ballkanistikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili qëndron në themelin e projektit për arkivin digjital.

Ivajllo Naçev

“Trashëgimia industriale, në ngjashmëri të llojeve të tjera të trashëgimisë është e lidhur me historinë dhe me kujtesën e qytetit - thotë ai. Por, ajo është e lënë pas dore tek ne dhe më tepër jemi mësuar t’u kushtojmë një vëmendje më të madhe kishave, manastireve, arkitekturës së qytetit nga fundi i shekullit të 19 dhe në maksimum deri në fillimin e shekullit të 20. Çdo gjë tjetër jashtë këtyre parametrave vështirë hyn në përfytyrimet shoqërore. Madje dhe statusi zyrtar i monumenteve të kulturës nuk mund të mbrojë shumë objekte industriale.”

I tillë është rasti me Fabrikën e dikurshme të Sheqerit në Sofje, e cila fjalë për fjalë është në shkatërrimin e sipër, por pavarësisht nga kjo ende varet nga teka e fatit.

Fabrika e sheqerit në Sofje viti 1917 / Foto: Fabrika dhe personalitete

Fabrika e sheqerit iь ka dhënë emrin të gjithë lagjes dhe kjo ilustron faktin se këto objekte nuk janë të mbyllura për veten e tyre, por kanë ndryshuar jetën në drejtime të shumta - sqaron Ivajllo Naçev. Këtu mund të mendojmë për demografi - për mijëra njerëzit, të cilët janë transferuar të jetojnë përreth. Mund të mendojmë po kështu për infrastrukturën, sepse për shkak të fabrikës është devijuar vija hekurudhore. Prandaj dhe një nga gjërat, të cilat po mundohemi që të bëjmë, është të ilustrojmë me dokumente rëndësinë e fabrikave për mjedisin më të gjerë dhe për funksionimin e qytetit si një organizëm të madh.”

Fabrika e sheqerit në Sofje sot / Foto: arkiv

Sipas historianit çdo një godinë duhet të identifikohet dhe të shikohet më vete, që të ruhet dhe më pas të përshtatet sipas karakteristikave të veta.

“Ne nuk dimë mjaft gjëra për trashëgiminë industriale, madje dhe historinë e fabrikave dhe objekteve të veçanta - shton Ivajllo Naçev . Do të jap shembull me Muzeun Kombëtar “Toka dhe njerëzit” në Sofje, i cili sipas datimit është vendosur në një ndërtesë industriale nga fundi i shekullit të 19-të. Por, kjo është pak e mundshme duke pasur parasysh teknologjitë e ndërtimit dhe mënyrën, në bazë të së cilës është ndërtuar qyteti. Dhe me të vërtetë, kur fillova të gërmoj, doli se korpusi i muzeut të sotëm është i ndërtuar mbase gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar. Përmes këtij shembulli dua të tregoj se edhe për objekte - monumente kombëtare të kulturës, ka boshllëqe ose faktet nuk janë korrekte. Dhe çfarë mbetet për më pak të njohurat dhe godinat e neglizhuar industriale”.

Në fabrikën për çokolatë dhe prodhime të sheqerit të Velizar Peevit përpara vitit 1943 / Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”

Një nga mjetet për një lexim të besueshëm të trashëgimisë industriale është krijimi i një aplikacioni në celular - më përpara për kryeqytetin. Përmes tij do të mund të shikohen ndërtesat në pamjen e tyre autentike nga koha, në të cilën kanë kryer qëllimin e vet bazë.

Fabrika e birës e vëllezërve Proshek në Sofje viti 1912 / Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”

“Shpresoj që veprimtari të tilla të jenë të lidhura dhe me qëllime arsimore, që të mund të hedhim një vështrim drejt disa shembujve frymëzuese - thotë akoma historiani. Objektet industriale dhe sipërmarrësit inovativë nga e kaluara mund të frymëzojnë sipërmarrësit e ditës sonë dhe t’u tregojnë se si me kalimin e kohës vazhdimisht është nevojitur të ndryshojë mënyra e prodhimit dhe e shitjes.”

Përpiloi: Diana Cankova/ Në bazë të intervistës së Tanja Dimovës, BNR-“Hristo Botev”) 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD