Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fryma e Luginës” – një makinë futuristike krijuar nga nxënësit

Foto: kazanlak.com

Një automobil unik që vihet në lëvizje me bateri elektrike krijuan nxënësit e Gjimnazit Profesional të Transportit dhe Menaxhimit të Transportit në qytetin Kazanllëk. Ai ka emisione zero dhe efikasitet të lartë energjetik. Kjo makinë u punua që të prezantohet në një nismë ndërkombëtare në të cilën u përfshinë të rinj nga mbarë bota për të projektuar dhe për të garuar me automobilat më ekonomikë dhe më të pastër ekologjikë. Në këtë konkurrim marrin pjesë nxënës dhe studentë nga 16 deri në 25 vjeç. Qëllimi i fundit është që prototipat të kalojnë një distancë më të madhe me sasi më të madhe të lëndës djegëse ose të energjisë. Makina bolid e nxënësve të gjimnazit në Kazanllëk u punua më se 3 vjet nga më se 30 nxënës - 5 vajza dhe 25 djem. Ajo dallohet me dizajnin e saj futuristik. Forma i ngjan një pike për të pasur rezistencën më të vogël të mundshme ndaj ajrit. Automobili quhet “Fryma e Luginës” dhe ishte një nga atraksionet e mëdha të Festivalit të Trëndafilit në qytetin Kazanllëk, që u zhvillua kohët e fundit.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Ilijana Benova

Të krijosh një shtëpi botuese në kohë pandemie

Izolimi social, në të cilin jetojmë prej një viti e gjysmë për shkak të pandemisë nga Covid-19, provokoi shumë njerëz të rimendojnë prioritetet e veta në një plan profesional, kurse disa prej tyre të ndjekin ëndrrat e tyre të vjetra. Një shembull në këtë..

botuar më 21-08-30 3.04.MD

Kryeinspektori shëndetësor shtetëror po propozon masa të reja kundër epidemisë

Incidenca e regjistruar 14-ditore e Covid-19 deri tani në vend është 265 52 për 100 000 popullsi. Analizat e 394 mostrave klinike të paraqitura për sekuencimin me SARS-CoV-2 në Qendrën Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare tregojnë se në 389..

rinovuar më 21-08-30 1.52.MD

Tenda prej druri të punuara me dorë zbukuruan çezmën rreth fshatit Tipçenica

Tipçenica është një fshat i vogël në Bullgarinë Veriperëndimore. Banorët e tij na treguan edhe njëherë se që ku fillon “rruga” drejt jetës më të mirë, të renditur dhe të bukur. E pikërisht - nga ne vetë. Kompozicioni prej tre tendave /strehë/ të..

botuar më 21-08-29 9.15.PD