Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lokomotiva më e re e Hekurudhave Shtetërore Bullgare mban emrat e dy mbretërve bullgarë

Foto: bdz.bg

Lokomotiva më e re e Hekurudhave Shtetërore Bullgare, e cila është e 11 me radhë nga dorëzimi i 15 lokomotivave të reja Smartron, mbërriti para afatit para disa ditës në Bullgari dhe tashmë bëri disa udhëtime. Kjo është lokomotiva e parë e cila do të mbajë emrat e dy sundimtarëve bullgarë – Mbretërve Petër IV dhe Ivan Asen I nga dinastia Asenevcki, themeltarët e Shtetit të Dytë Bullgar (1185 – 1396). Këtë e njoftuan nga Hekurudhat Shtetërore Bullgare. Lokomotiva e re disponon një kod specifik QR. Kur skanohet ky kod përmes një pajisjeje të lëvizshme, shfaqet informacioni në lidhje me historinë e sundimtarit, emri i të cilit mban lokomotiva. Një detaj tjetër interesant është se në ballin e çdo makine është e rikrijuar një shkronjë nga alfabeti glagolitik, i cili është një mënyrë origjinale për të promovuar dhe për të ruajtur vlerat bullgare dhe historinë tonë të pasur. Katër lokomotivat e tjerë nga porosia do të jenë në dispozicion të Hekurudhave Bullgare deri në fund të vitit. Lokomotiva të kësaj serie tashmë lëvizen nëpër binaret e Bullgarisë në drejtime të ndryshme.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Carev Brod - historia e jashtëzakonshme e një fshati ndërkombëtar

Carev Brod ka kohë që ka famën e një fshati ndërkombëtar, dhe banorët e tij nuk e fshehin krenarinë e tyre se janë pasardhës të tatarëve, gjermanëve, turqve, bullgarëve banatë ,  “emigracionit të bardhë” , shqiptarëve, çekëve etj. Në fshatin e..

botuar më 24-03-16 7.30.PD

Në Sofje prezantohet libri “Ukraina: Lufta dhe krimi”

Libri "Ukraina: Lufta dhe krimi" me vepra të 93 fotoreporterëve nga 29 vende do të prezantohet sonte në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes. Botimi tregon për realitetin përtej lajmeve - histori personale të të mbijetuarve të pushtimit rus të..

botuar më 24-03-14 6.15.PD

Hiqen taksat për studentët dhe doktorantët në institucionet publike të arsimit të lartë

Tarifat e shkollimit për studentët dhe doktorantët kontratë shtetërore të hiqen këtë vit akademik. Kështu vendosi qeveria me ndryshimet e propozuara në Ligjin e Arsimit të Lartë. Qëllimi është të përmirësohet aksesi i studentëve në arsimin e lartë, si..

botuar më 24-03-13 3.41.MD