Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Foto: архив

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo).

Ai është një nga piktorët e parë rrugor të grafitit në Bullgari. Nisi të pikturonte grafitë në vendet publike që në mesin e viteve 90-të të shekullit XX, pra kur kultura e artit të pikturimit me grafitë filloi të përhapet në vendin tonë. Sot, pas dy dekadash vepra të tij mund të shihen në fasadat e godinave në të gjithë botën – që nga Kanadaja, Britania e madhe, Evropa Perëndimore, përmes Ballkanit, Turqisë, Rusisë, deri te India dhe Kina. Stanisllav Trifonovi mbaroi specialitetin “Arte të bukura” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Me këtë shpjegohet tipari dallues i veprave të tij të cilat gërshetojnë teknikat më të mira të grafitit modern me artin klasik dhe pikturimin. Kështu lindi “Fine Graff Art” i tij. Nasimo është artisti i parë i grafiteve në Bullgari me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kvadrat 500” në Sofje, prezantuar në fillim të vitit 2020. Puna e tij e fundit në Sliven përbën 12 vizatime të ndara dhe të lidhura konceptualisht, të pikturuara gati dy muaj, të cilat tregojnë për rrugën e verës dhe të jetës së njeriut. Ato janë të vendosura mbi 11 enë industriale për ruajtjen e verës në kantinën e verës “Sinite skali” dhe mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD