Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizojnë procedurat për shtetësinë bullgare

Foto: BGNES

Ministria e Drejtësisë shpalli për diskutim publik ndryshimet në urdhëresën për zbatimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare. Aplikantët tashmë do të mund të paraqesin dokumentet në vend dhe jo si më parë - vetëm përmes sistemit të automatizuar të informacionit. Sepse aktualisht ka 23 000 rezervacione dhe të gjitha datat dhe orët në sistem për dorëzimin e dokumenteve dhe për intervistat tashmë janë plotësuar deri më qershor 2022.

Banorët jashtë vendit do të mund të paraqesin dokumentet e tyre në misionet diplomatike dhe konsullatat e Bullgarisë në shtetet përkatëse.

Për shkak të aplikantëve të shumtë që presin për të marrë certifikatat për shtetësinë bullgare të lëshuara me dekret nga 1 qershori 2021, përveç datës dhe orës së rezervuar paraprakisht përmes sistemit të automatizuar, personat mund të paraqiten personalisht në një datë të zgjedhur prej tyre për marrje të menjëhershme.