Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizojnë procedurat për shtetësinë bullgare

Foto: BGNES

Ministria e Drejtësisë shpalli për diskutim publik ndryshimet në urdhëresën për zbatimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare. Aplikantët tashmë do të mund të paraqesin dokumentet në vend dhe jo si më parë - vetëm përmes sistemit të automatizuar të informacionit. Sepse aktualisht ka 23 000 rezervacione dhe të gjitha datat dhe orët në sistem për dorëzimin e dokumenteve dhe për intervistat tashmë janë plotësuar deri më qershor 2022.

Banorët jashtë vendit do të mund të paraqesin dokumentet e tyre në misionet diplomatike dhe konsullatat e Bullgarisë në shtetet përkatëse.

Për shkak të aplikantëve të shumtë që presin për të marrë certifikatat për shtetësinë bullgare të lëshuara me dekret nga 1 qershori 2021, përveç datës dhe orës së rezervuar paraprakisht përmes sistemit të automatizuar, personat mund të paraqiten personalisht në një datë të zgjedhur prej tyre për marrje të menjëhershme.


Më shumë nga rubrika

Universiteti në qytetin Ruse

Procedura për aplikimin e bullgarëve nga jashtë në universitetet bullgare po ndryshon

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës po përgatit ndryshime në dekretin për realizimin e veprimtarisë arsimore ndër bullgarët jashtë vendit. Ndoshta njëra prej tyre do të lidhet me aplikimin për programet master. Po diskutohet mundësia që shkalla..

botuar më 21-10-08 2.55.MD

Gjermania investon në Bllagoevgrad në një fabrikë për prodhim ortozash

Një fabrikë e re për prodhimin e ortozave (pajisje mjekësore që mbrojnë dhe mbështesin sistemin motorik në rast dëmtimesh) u hap në Bllagoevgrad, Bullgaria Perëndimore. Investimi vjen nga Gjermania me vlerë më shumë se 10 milion euro dhe krijon..

botuar më 21-10-07 4.51.MD

Një rrugë në Itali mban emrin e heroit kombëtar bullgar Vasill Levski

Në qytetin italian Bolgare në rajonin e Lombardisë, një rrugë u emërua pas revolucionarit bullgar Vasill Levski . Ideja erdhi nga Konsullja e Përgjithshme Bullgare në Milano, Tanja Dimitrova. Qyteti Bolgare me një popullsi prej 7000 njerëz..

botuar më 21-10-07 9.52.PD