Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moti i keq ndaloi kërkimin e kutisë së zezë të avionit të rënë MiG-29

Valentin Terziev
Foto: BGNES

Për shkak të motit me shi dhe erë, ekipet ushtarake po ndërpresin përkohësisht kërkimin e kutisë së zezë të gjuajtësit MiG-29, që u rrëzua në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 9 qershor, majori Valentin Terziev u vra ndërsa po kryente një detyrë në stërvitjen Shabla 2021 pasi aeroplani që ai pilotonte humbi radio-komunikimin dhe u zhduk nga radari. Pritet vendimi i shtabit të Forcave Ushtarake se si të vazhdojë operacioni i kërkimit.