Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të përfitojë nga anëtarësimi në NATO

Foto: Facebook /Rumen Radev

Unë nuk e shoh të ardhmen e NATO-s si një treg, por si një aleancë partnerësh të cilët punojnë së bashku për të zhvilluar teknologji, për të prodhuar pajisje ushtarake shumë efikase dhe për të demonstruar unitet. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev pas takimit të nivelit të lartë të vendeve anëtare në Bruksel. Udhëheqësit miratuan strategjinë e aleancës deri në vitin 2030.

Radev mirëpriti dy prej projekteve në “NATO 2030” për formimin e një organi civil-ushtarak për të stimuluar inovacionet në mbrojtje dhe për të krijuar një fond financiar për inovacionin. “Bullgaria duhet të punojë në mënyrë aktive në të gjitha drejtimet në mënyrë që industria, shkenca dhe të rinjtë tanë të ndjehen të plotëvlefshëm dhe të përfitojnë nga anëtarësimi në NATO”, tha ai.

Radev gjithashtu komentoi se pas vitit 2014 nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin e Aleancës ndaj Rusisë dhe se qëndrimi ndaj Kinës është shumë i vëmendshëm, sepse Pekini është një partner i rëndësishëm ekonomik për vendet anëtare.


Më shumë nga rubrika

Gati 16% janë testet pozitive për Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

1867 janë rastet e reja të koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit, ose 15.81% e 11 811 testeve të kryera. 85.54% e të infektuarve janë të pavaksinuar, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. Më shumë janë rastet në Sofje..

botuar më 21-10-17 10.27.PD
Kapakë për të ardhmen

Fushata “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të foshnjave

Ditën e diele më 17 tetor nga ora 09.00 deri në orën 17.00 në sheshin e kryeqytetit “Aleksandër Batenberg” do të mbahet fushata e radhës bamirëse “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të bebeve në Bullgari. Ata që dëshirojnë mund ta mbështesin duke..

botuar më 21-10-17 6.05.PD
Rodopet

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Gjatë natës së premtes duke u gdhirë e shtuna do të mbetet me vranësira dhe shi. Në disa rajone reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 në 11 gradë. Të shtunën shirat do të vazhdojnë, në shumë vende në..

botuar më 21-10-15 8.00.MD