Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fillim të qershorit më shumë se 1000 njerëz morën shtetësi bullgare

Foto: arkiv

Rreth 6000 njerëz janë duke pritur të marrin shtetësi bullgare sipas Ministrisë së Drejtësisë. Procedura për marrjen e certifikatave me Dekret Presidencial u vonua, pasi kishte një numër të madh të Dekreteve me të cilat nuk u lëshuan certifikatat e nevojshme, njoftoi BGNES.

Vetëm për periudhën 31.05.2021 deri në 08.06.2021 gjithsej 1070 vërtetime të shtetësisë u lëshuan nga Drejtoria “Shtetësi Bullgare”. Ministria siguron se janë duke punuar për të rritur numrin e orëve të shërbimit që mund të rezervohen në mënyrë elektronike. Ministria premton gjithahstu se me masat e reja pritja e madhe do të kapërcehet.