Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të vizitojë Sofjen deri në 20 qershor. Për këtë arritën marrëveshje në Bruksel Presidenti Rumen Radev dhe Zaev. Për palën bullgare në bisedimet mori pjesë Ministri Bullgar i Mbrojtjes Georgi Panajotov ndërsa për palën maqedonase Zëvendës Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
U diskutua arritja e përparimit të vërtetë në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria pret që procesi të lehtësohet nga një dialog i drejtpërdrejtë dhe aktiv për të zgjidhur çështjet e hapura bilaterale. U shpreh vullneti i përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, i cili përmbush pritjet e qytetarëve në të dy vendet.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..