Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika duhet të bëhet nga politikanët, jo nga historianët

Stefan Janev
Foto: BGNES

Zgjidhja e çështjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është në duart e politikanëve. Historianët nuk duhet të jenë ndërmjetës në politikë, sepse politika është përgjegjësi e qeverive, tha Kryeministri i përkohshëm bullgar Stefan Janev në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Lajmeve. Zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë është i ngadaltë dhe komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore nuk ka bërë asnjë përparim në punën e tij. “A duhet të presim edhe pesë vjet që ky komision të arrijë diçka? Sipas mendimit tim, kjo nuk është realiste”, theksoi Janev dhe u bëri thirrje të dy qeverive për të biseduar në mënyrë pragmatike, njoftoi BGNES.