Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika duhet të bëhet nga politikanët, jo nga historianët

Stefan Janev
Foto: BGNES

Zgjidhja e çështjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është në duart e politikanëve. Historianët nuk duhet të jenë ndërmjetës në politikë, sepse politika është përgjegjësi e qeverive, tha Kryeministri i përkohshëm bullgar Stefan Janev në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Lajmeve. Zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë është i ngadaltë dhe komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore nuk ka bërë asnjë përparim në punën e tij. “A duhet të presim edhe pesë vjet që ky komision të arrijë diçka? Sipas mendimit tim, kjo nuk është realiste”, theksoi Janev dhe u bëri thirrje të dy qeverive për të biseduar në mënyrë pragmatike, njoftoi BGNES.


Më shumë nga rubrika

Çmime tronditëse të energjisë elektrike për biznesin

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset është shokues, i njëjti është rasti me karburantet alternative, si gazi dhe qymyri, paralajmëroi Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari në një takim me Ministrin e Energjisë Andrej Zhivkov. Ai, nga ana..

botuar më 21-09-17 6.59.MD
Jordanka Fandëkova

Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova u gjobit për një semafor ilegal

Kontrolli i ndërtimit të Sofjes konstatoi një semafor të vendosur në mënyrë të paligjshme në vendin ku rryma elektrike vrau një fëmijë që kalonte përmes boshtit përballë Spitalit “Shën Ivan Rillski”. Akti kundër kryebashkiakes së Sofjes Jordanka..

botuar më 21-09-17 6.07.MD
Maja Manollova

IBGNI do të padisë shtetin për përgjimin e protestuesve

Nga "Ngrihuni, BG! Ne po vijmë!" / IBGNI/ kanë kërcënuar se do të ngrenë një padi kolektive kundër shtetit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për përgjimin e paligjshëm të 130 qytetarëve dhe gazetarëve gjatë protestave..

botuar më 21-09-17 5.59.MD