Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votimi i diasporës bullgare u shton vlerë zgjedhjeve në vend

Foto: Facebook /Petër Jakimov

Në votën e parakohshme parlamentare më 11 korrik për herë të parë jashtë shtetit pritet të hapen një numër rekord qendra të votimit  - më se 750. Që prej 30 vjetësh diaspora bullgare voton jashtë vendit por kjo e drejtë akoma ngjallë debate. Për analizuesin politik Petër Jakimov i cili jeton në Londër kundërshtimi gjithmonë ka qenë i çuditshëm sepse është i bindur, se historikisht populli bullgar gjithnjë ishte i integruar, jo i ndarë.

“Mendoj, se kjo është një pasojë e pushtetit komunist kur njerëzit që u larguan nga vendi shpalleshin armiq të popullit dhe të pakthyer. Për mua kjo është paksa e çuditshme pasi shumë nga bullgarët jashtë shtetit paguajnë tatime edhe në Bullgari. Duke shtuar edhe statistikat e Bankës Popullore Bullgare, sipas të cilave investitori më i madh i huaj në Bullgari është diaspora jashtë shtetit – humbet kuptimin teza se ai i cili nuk jeton  në Bullgari dhe nuk paguan tatime, nuk e ka të drejtën për të votuar.”

Jakimov mendon se është një mit thënia, se votimi i bullgarëve jashtë shtetit ndryshon rezultatin zgjedhor në vend.

“I kam gjurmuar rezultatet e zgjedhjeve prapa në kohë dhe votimi standard jashtë shtetit është diku rreth 120 -130 mijë vota.  Kjo përbën nja 3-4 për qind nga vota e përgjithshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë mbi vendimet e bullgarëve të cilët jetojnë në Bullgari. Teza ime është, se zgjedhjet vendosen nga bullgarët në Bullgari, ndërsa bullgarët jashtë shtetit vetëm i shtojnë vlerë këtij rezultati.”

Petër Jakimov pret që më 11 korrik të votojnë përafërsisht 200 000 bullgarë jashtë shtetit në sfondin e rekordit nga më se 170 000 të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në prill. Në zgjedhjet e mëparshme u përgënjeshtrua edhe statistika sipas së cilës shpërndarja e votave të diasporës për partitë është e krahasueshme me shpërndarjet e tyre në vend.

Zgjedhjet e fundit janë shumë interesante, pasi bullgarët jashtë për herë të parë nuk votuan për fituesit e këtyre zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mëparshme, ndodhi që bullgarët jashtë vendit të ndiqnin trendin e përgjithshëm të gjërave që ndodhin në Bullgari. Këto përqindje, të cilat u shtohen votave të partive në Bullgari janë rreth 1 për qind d.m.th. nuk ka asnjë mënyrë. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë, që vota e bullgarëve jashtë vendit ta kthejë votën në Bullgari, sepse vota jashtë vendit është shpërndarë, nuk është e përqendruar në një parti.”

Në zgjedhjet në korrik në Britaninë e Madhe për herë të parë do të ketë më shumë seksione se sa në Turqi. Pritjet e Jakimovit janë se kjo  mund të rrisë pak numrin e votuesve por do të lehtësojë punën e seksioneve lokale.

“Ekziston një veçori e votimit jashtë vendit - kufiri për të hapur një seksion, i cili kësaj here është 40 aplikime. Por ditën e zgjedhjeve, kushdo me një pasaportë bullgare mund të shkojë në seksion dhe të votojë.”

Jakimov thekson se organizimi i votës jashtë shtetit realizohet më në veçanti me përpjekjet e mëdha të vullnetarëve, të njerëzve të cilët jetojnë në shtetet përkatëse, por me rëndësi është edhe komunikimi i mirë me ambasadat.

Për bullgarët jashtë shtetit është pa rëndësi nëse ata do të votojnë me makina apo me fletëvotime, thekson Jakimov dhe e argumenton qëndrimin e tij ashtu:

“Jashtë vendit votohet vetëm për parti. Nuk votohet me preferenca për kandidatë të caktuar. Kjo i bën gjërat më të lehta kur votohet dhe numërohen votat.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD