Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisionerja e BE Stela Kiriakidou u bëri thirrje bullgarëve që të vaksinohen

Foto: BGNES

Bullgaria do të marrë nga Komisioni Evropian një metodologji për vlerësimin e numrit të njerëzve në vend që kanë hasur tashmë virusin. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov, në një brifing të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit Stela Kiriakidou. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, KE do të na ndihmojë në fushatën e informacionit për të ndryshuar qëndrimet dhe për të rritur interesin për vaksinat kundër Covid-19. Nga ana tjetër, Komisionerja Kiriakidou vuri në dukje se vaksinimi shpëton jetë dhe u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve bullgarë që të vaksinohen në mënyrë që të kthehemi te liritë që kishim përpara pandemisë.

Gjatë takimit, Ministri Kacarov njohu Komisionerin Evropian me Planin Kombëtar kundër Kancerit dhe diskutoi mundësitë e bashkëpunimit me KE në fushën e parandalimit, kontrollimit dhe trajtimit të personave me kancer.


Më shumë nga rubrika

Të adoptuarit duan akses në informacione për origjinën e tyre

Fokusi i Javëve Kombëtare të Informacionit për Birësimet në gjysmën e dytë të tetorit të këtij viti është te fshehtësia e birësimit dhe e drejta e të birësuarve për të pasur informacion për origjinën e tyre biologjike. Shoqata e të Birësuesve dhe..

botuar më 21-10-27 6.48.MD

Agjencia e Barnave: Në Bullgari nuk përdoren vaksina me afat të skaduar

Të gjitha vaksinat që jepen në Bullgari janë brenda afatit të ruajtjes së miratuar për produktin në fjalë. Ka vaksina të cilave u ka skaduar afati, por ato janë hequr dhe do të asgjësohen, tha në një konferencë Drejtori i Agjencisë Ekzekutive për..

botuar më 21-10-27 5.33.MD

Bujqit bullgarë do të mbështeten për shkak të krizës Covid

Komisioni Evropian miratoi ndihmën e notifikuar shtetërore me një buxhet prej 72 milionë leva (36,8 milionë euro) për të mbështetur bujqit bullgarë. Fondet do të mbështesin afro 50 mijë fermerë nga sektorët “Blegtoria”, “Mbarështimi i Bimëve” dhe..

botuar më 21-10-27 4.25.MD