Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundjavë kushtuar midhjes në ishullin Shën Anastasia

Foto: arkiv

Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.

Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.

Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Festat e kaçakut Deljo e gjallërojnë qytetin Zllatograd në Rodopet

Sivjet festat tradicionale të Deljos në qytetin e malit Rodopa Zllatograd filluan më 10 shtator dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Edicioni i sivjetshëm i festivalit të larmishëm dhe shumëngjyrësh i është kushtuar jubileut 20 vjeçar..

botuar më 21-09-11 8.35.PD

Burgas tashmë është në hartën e turizmit urban në Bullgari

Një sezon i suksesshëm veror turistik evidentojnë në qytetin e bregdetit jugor Burgas. “Dhe nëse deri më tani ishte më shumë një pikënisje për pushuesit në bregdetin jugor të Detit të Zi, tani mund të themi kategorikisht se ne jemi një qytet i..

botuar më 21-09-08 12.46.MD

Qyteti Vërshec është mikpritës i “Marshimit të shëndetit” i cili është i treti për këtë verë

Për herë të tretë gjatë kësaj vere më 28 dhe 29 gusht, në qytetin Vërshec do të zhvillohet “Marshim drejt shëndetit". Lëvizja është mënyra më e natyrshme të komunikojmë, kurse qëndrimi në një vend kthehet në një problem global zgjidhja e..

botuar më 21-08-28 7.25.PD