Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundjavë kushtuar midhjes në ishullin Shën Anastasia

Foto: arkiv

Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.

Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.

Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Pllaja Devetashko – tërheqëse për turistët dhe predisponuese për bujqësinë ekologjike

Natyra ka formuar fenomene magjepse natyrore në rajonin e Pllajës Devetashko. E shtrirë në zonën Predballkan të malit Stara Pllanina, kufiri i saj verior arrin Rrafshinën e Danubit, ndërsa ai veriperëndimor kalon përgjatë një shkëmbi të pjerrët mbi..

botuar më 21-08-23 7.15.PD

Afro 50% më shumë vizitues të huaj në muzetë e Veliko Tërnovos këtë verë

Në korrik, numri i vizitorëve të huaj në objektet dhe ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal të Veliko Tërnovos u rrit me 47.31%, njoftoi bashkia e qytetit. Këtë verë shumica e mysafirëve të huaj në kryeqytetin e vjetër janë nga Franca,..

botuar më 21-08-21 7.35.PD

Kufizimet në sektorin e turizmit vetëm në rast të kompensimeve të menjëhershme

Nëse vendosen kufizime në industrinë e turizmit për shkak të epidemisë së koronavirusit, ato duhet të lidhen me masat ekonomike që nga dita e parë, theksohet në një pozitë të Ministrisë së Turizmit. Me afrimin e valës së katërt Covid, rimëkëmbja..

botuar më 21-08-20 10.17.PD