Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundjavë kushtuar midhjes në ishullin Shën Anastasia

Foto: arkiv

Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.

Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.

Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Rritje e konsiderueshme e turistëve në bregun jugor të Detit të Zi

Turistët në bregdetin jugor të Detit të Zi janë rritur me 125% në krahasim me verën e kaluar, sipas të dhënave të Dhomës Turistike të Burgasit. Pushuesit janë kryesisht bullgarë, rumunë dhe ukrainas. Këto janë familje që mbërrijnë me transportin e tyre,..

botuar më 21-08-06 12.55.MD

Pse fluksi i bullgarëve nuk mund të kompensojë rënien e të huajve në Sllënçev Brjag

Në kulmin e verës plazhet në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi janë të përmbushura plotë e përplot. Kudo dëgjohet gjuha bullgare. U rrit numri i sinjaleve për mosrespektimin e rekomandimeve për një distancë në kushtet e pandemisë  për shkak të..

botuar më 21-08-05 7.15.PD

Një shëtitje nëpër rrugën MoMa në zemër të malit Sredna Gora

Staro Zhelezare prej kohe ka lavdinë e një fshati artistik, i cili është kthyer në një pjesë nga një projekt i madh artistik. Këtu thjesht mund të parkosh makinën në mejdan dhe të zhytesh në një botë surrealiste, në të cilën e pamundura materializohet..

botuar më 21-08-01 10.25.PD