Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë. Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. “Të dy shtetet duhet të zgjidhin çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut” theksoi Kryeministri Zoran Zaev.

Delegacioni maqedonas në përbërjen e të cilit ishin edhe Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, u takuan edhe me Kryeministrin e përkohshëm Stefan Janev dhe me liderët e partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. “Delegacioni i kryesuar nga Kryeministrin Zaev erdhi me propozime konkrete, të cilat do t’i shqyrtojmë në mënyrë profesionale ditët në vijim”, tha Janev.

Vizita e Kryeministrit Zaev është pak përpara mbledhjes së Këshillit Evropian për Çështjet e Përgjithshme, i cili do të zhvillohet të martën e ardhshme dhe do të diskutojë fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësimin në BE. Pozita e Bullgarisë është se korniza negociuese nuk plotëson kërkesat e vendit tonë, por sipas Janev dhe Zaev ekziston një dialog në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Delegacioni maqedonas mbetet në Sofje edhe sonte, kur bisedimet do të vazhdojnë në një mjedis joformal.


Më shumë nga rubrika

Interesim për vaksinimin dhe paqartësi para aplikimit të certifikatës së gjelbër

Para hyrjes në fuqi më 21 tetor të certifikatës së gjelbër për ambientet e mbyllura në vend, po vëzhgohet një interes i shtuar për vaksinimin kundër Covid-19. Ka radhë para shumë pikave të vaksinimit. "Për shkak të shtrëngimit të masave dhe..

botuar më 21-10-20 12.28.MD

Po ulet numri i aplikimeve të paraqitura për votim jashtë vendit

Interesi për të votuar jashtë vendit është dukshëm më i ulët. Janë paraqitur gati 60 000 aplikime. Kjo është më pak sesa për dy zgjedhjet e mëparshme parlamentare, tha për BNR blogeri Bojan Jurukov. Ulja është për shkak të besimit të..

botuar më 21-10-20 10.46.PD
Ministri Kacarov

Certifikata e gjelbër u jep mundësi njerëzve që të punojnë dhe të jetojnë lirshëm

Ne vuajmë sepse nivelet e vaksinimit janë katastrofike. Qëllimi kryesor i masave të reja kundër epidemisë është që të mos lejojmë që spitalet të gjenden në një situatë në të cilën të mos mund të pranojnë më shumë pacientë. Çdo person i shtatë i..

botuar më 21-10-20 10.14.PD