Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë. Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. “Të dy shtetet duhet të zgjidhin çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut” theksoi Kryeministri Zoran Zaev.

Delegacioni maqedonas në përbërjen e të cilit ishin edhe Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, u takuan edhe me Kryeministrin e përkohshëm Stefan Janev dhe me liderët e partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. “Delegacioni i kryesuar nga Kryeministrin Zaev erdhi me propozime konkrete, të cilat do t’i shqyrtojmë në mënyrë profesionale ditët në vijim”, tha Janev.

Vizita e Kryeministrit Zaev është pak përpara mbledhjes së Këshillit Evropian për Çështjet e Përgjithshme, i cili do të zhvillohet të martën e ardhshme dhe do të diskutojë fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësimin në BE. Pozita e Bullgarisë është se korniza negociuese nuk plotëson kërkesat e vendit tonë, por sipas Janev dhe Zaev ekziston një dialog në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Delegacioni maqedonas mbetet në Sofje edhe sonte, kur bisedimet do të vazhdojnë në një mjedis joformal.


Më shumë nga rubrika

Minatorët protestuan në kryeqytet

Punonjësit e Minierave Marica-Iztok-2 dolën për të protestuar në Sofje. Ata kërkojnë që funksionimi i termocentraleve të kompleksit të qymyrit të garantohet të paktën deri në vitin 2040. "Ne nuk do të lejojmë vendime për të ardhmen pa pëlqimin e..

rinovuar më 21-10-13 3.11.MD
Kirill Petkov

Prokuroria po heton çështjen e shtetësisë së dyfishtë të Kirill Petkov

Bazuar në një sinjal dhe një publikim në media, Prokuroria e Specializuar po kontrollon nëse një krim është kryer nga ish-ministri në detyrë i ekonomisë Kirill Petkov. Dosja mbi sinjalin për shtetësinë e dyfishtë të ministrit gjatë emërimit të tij..

botuar më 21-10-13 1.15.MD

Numrat e fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 nëntorit u tërhoqën

Me një short në Komisionin Qendror Zgjedhor, u tërhoqën numrat e fletëve të votimit për Presidentin dhe Nënpresidentin dhe për përfaqësuesit popullorë për zgjedhjet më 14 nëntor 2021. Përfaqësuesit e partive, koalicioneve dhe komiteteve nismëtare që..

botuar më 21-10-13 11.22.PD