Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit mbeten nën 1 për qind

Foto: arkiv

110 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.8 për qind janë mostrat pozitive nga 13 668 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Qytet Sofja përsëri ka më shumë të infektuar - 41. Pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv me 10 dhe Bllagoevgrad me 9. Pa raste të reja janë rrethet e qyteteve Burgas, Loveç, Razgrad, Silistra, Sofje dhe Stara Zagora.

Janë të regjistruar 10 427 pacientë aktivë. 1764 janë të shtruarit në spital. 215 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 23 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 417 persona u shëruan.

Në 24 orët e fundit u dhanë 18 233 vaksina, që është pothuajse 600 më shumë se një ditë më parë. Dozat totale të vendosura janë tashmë 1 637 956. Njerëz e imunizuar plotësisht janë 735 898.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD