Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kopje e kafenesë nga filmi me seri “Miqtë” është një hit mes turistëve në Plovdiv

Foto: Facebook /Elin Nikollov

Në qytetin Plovdiv është kafeneja e vetme në Evropën Lindore e cila është kopje perfekte e kafenesë së filmit me seri “Miqtë” /“Friends“/. Pronari i saj Elin Nikollov është një adhurues i madh i këtij filmi me seri, kështu që ai vendosi të rikrijojë vendin e preferuar të takimeve të personazheve televizivë. Suksesi i sipërmarrjes e befason atë.

Interesi për vendin tematik po rritet vazhdimisht. Pas heqjes së kufizimeve dhe regjimit të kalimit në kufij, turistët nga vendet fqinje - Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania, filluan të vijnë në kafene. Së bashku me pijet tipike amerikane, klientët mund të shijojnë edhe rakinë bullgare.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

100 video për 100 vjet Varna - qytet turistik

100 video histori të ngjarjeve, vendeve dhe objekteve gjatë shekullit të fundit, tregojnë për zhvillimin e Varnës si një qendër kulturore detare, njofton Bgtourism.bg. Iniciativa e përbashkët e Bashkimit të Operatorëve Turistikë në Bullgari dhe..

botuar më 21-09-12 9.15.PD

Festat e kaçakut Deljo e gjallërojnë qytetin Zllatograd në Rodopet

Sivjet festat tradicionale të Deljos në qytetin e malit Rodopa Zllatograd filluan më 10 shtator dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Edicioni i sivjetshëm i festivalit të larmishëm dhe shumëngjyrësh i është kushtuar jubileut 20 vjeçar..

botuar më 21-09-11 8.35.PD

Burgas tashmë është në hartën e turizmit urban në Bullgari

Një sezon i suksesshëm veror turistik evidentojnë në qytetin e bregdetit jugor Burgas. “Dhe nëse deri më tani ishte më shumë një pikënisje për pushuesit në bregdetin jugor të Detit të Zi, tani mund të themi kategorikisht se ne jemi një qytet i..

botuar më 21-09-08 12.46.MD