Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kopje e kafenesë nga filmi me seri “Miqtë” është një hit mes turistëve në Plovdiv

Foto: Facebook /Elin Nikollov

Në qytetin Plovdiv është kafeneja e vetme në Evropën Lindore e cila është kopje perfekte e kafenesë së filmit me seri “Miqtë” /“Friends“/. Pronari i saj Elin Nikollov është një adhurues i madh i këtij filmi me seri, kështu që ai vendosi të rikrijojë vendin e preferuar të takimeve të personazheve televizivë. Suksesi i sipërmarrjes e befason atë.

Interesi për vendin tematik po rritet vazhdimisht. Pas heqjes së kufizimeve dhe regjimit të kalimit në kufij, turistët nga vendet fqinje - Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania, filluan të vijnë në kafene. Së bashku me pijet tipike amerikane, klientët mund të shijojnë edhe rakinë bullgare.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova