Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shpëtojë mali Vitosha nga ndotja me kanoçe alumini?

Foto: park-vitosha.org

Një pjesë nga shtëpitë e pushimit në malin Vitosha, mali i cili është në një afërsi të drejtpërdrejtë me kryeqytetin tonë, do të pajisen me makina të specializuara për kompresimin e kanoçeve prej alumini në kuadrin e iniciativës së “ Klubit Malor të Sofjes”. Në bazë të kësaj mënyre mbeturinat të cilat e ndotin mjedisin do të rikuperohen nga një kompani riciklimi, kurse mali do të ruhet nga ndotja, pohojnë ekologët e rinj.

Përpara Radio Sofjes të Radios Kombëtare Bullgare, Dora Mihajllova nga klubi malor sqaroi se pronarët e shtëpive për pushim, por dhe vetë turistët, preferojnë pijet freskuese në kanoçe dhe jo në butile:

“Këto paketime, zënë mjaft shumë vend pa qenë të kompresuar. Kjo u krijon problem shtëpive për pushim për magazinimin e tyre dhe transportin përkatës. Prandaj na lindi ideja të montojmë këto presa, të cilat i bëjnë kanoçet mjaft kompakte.”

Makinat për kompresimin e aluminit do të lejojnë që mbeturinat në fjalë të shtypen dhe të ruhen, derisa të mblidhet një sasi e mjaftueshme, pas së cilës të transportohen. Ato do të montohen vetëm nëpër shtëpitë e pushimit dhe strehimoret, të cilët shesin pije të ndryshme në paketime të ngjashme. Por, për mbrojtjen e natyrës jashtë tyre, mbështetemi tek vetëdija dhe ndërgjegjja e turistëve, të cilët duhet të mbledhin pas vetes plehrat e bëra dhe paketimet prej alumini.


Depozitat e xehes nga të cilat prodhohet alumini pothuajse janë në shterim e sipër si një resurs natyror, tregojnë të dhënat nga një studim i madh ndërkombëtar. Deri tani alumini në vendet nga Bashkimi Evropian grumbullohej bashkë me paketimet e tjera metalike. Por, sipas rregulloreve të reja, kanoçet duhet të mblidhen dhe të riciklohen veç e veç.  Si një pjesë nga Bashkimi Evropian në Bullgari deri në vitin 2025 paketimi i ricikluar i aluminit duhet të arrijë 50%, kurse deri në vitin 2030 - 60%. Në fakt, mbledhja e veçuar dhe riciklimi i paketimit të aluminit ose të ashtuquajturat kanoçe është një sfidë e re e madhe përpara biznesit dhe organizatave për rikuperimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:park-vitosha.org, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sistemet e raketave Patriot

Një deputet lituanez: Programi i KE-së për industrinë e mbrojtjes duket si një shaka

Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar krijimin e një Programi Evropian të Industrisë së Mbrojtjes për të mobilizuar 1.5 miliardë euro nga buxheti i BE-së për periudhën 2025-2027. Strategjia pritej prej një kohe të gjatë për shkak të..

botuar më 24-03-13 1.15.MD

Universitete nga Evropa dhe Japonia prezantohen në një ekspozitë të specializuar në Sofje

Edicioni pranveror i ekspozitës "Arsim për një karrierë të suksesshme - 2024" hap dyert në Sofje më 9 mars. Në të, studentët bullgarë që dëshirojnë të studiojnë jashtë mund të zgjedhin një degë ose një universitet. Të gjithë mund të njihen me..

botuar më 24-03-09 9.05.PD

68% e bullgarëve festojnë 8 marsin

“Të dashura gra dhe nëna, jini të lumtura, jini të dashura dhe të vlerësuara, vazhdoni të jeni mbështetja dhe frymëzimi ynë! Kështu ka shkruar presidenti Rumen Radev në Facebook me rastin e ditës së sotme ndërkombëtare të gruas. Kryetari..

botuar më 24-03-08 12.11.MD