Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat e reja për votim do të sigurohen pa konkurs

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor.

Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me prodhuesin e pajisjes "Smartmatic". Kompania ka deklaruar se nuk ka gatishmëri ligjore për të operuar në Bullgari. Kjo është arsyeja se pse KQZ fton kompaninë "Shërbimet e Informacionit", e cila është përfaqësuese e autorizuar e "Smartmatic", për të negociuar dhe lidhur një kontratë.

Prokurimi publik do të zhvillohet përmes negociatave dhe jo me konkurs, kurse KQZ do të merret vesh edhe me "Ciela Norma".

Procedura argumentohet me nevojën urgjente për furnizimin e shpejtë të makinave dhe me kohën e shkurtër deri në zgjedhjet parlamentare.


Më shumë nga rubrika

Në Sofje u mbajt protesta “Asnjëra më shumë!”

Qindra njerëz iu bashkuan protestës në qendër të Sofjes "Asnjëra më shumë!" me rastin e ditës së sotme ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave . Organizatorët e aktivitetit insistojnë për politika adekuate për parandalimin e dhunës me bazë gjinore..

botuar më 21-11-25 7.27.MD

Reagimet negative ndaj vaksinave kundër Covid-19 janë vetëm 0.1%

Afro 3 700 efekte anësore janë regjistruar pas vaksinimit kundër Covid-19 që nga fillimi i fushatës së vaksinimit me më shumë se 3 200 000 doza vaksinash të administruara në Bullgari, sipas Agjencisë Ekzekutive për Barnat. Reagimet anësore janë..

botuar më 21-11-25 7.06.MD

Bullgaria u bë anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s,..

botuar më 21-11-25 6.55.MD