Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat e reja për votim do të sigurohen pa konkurs

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor.

Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me prodhuesin e pajisjes "Smartmatic". Kompania ka deklaruar se nuk ka gatishmëri ligjore për të operuar në Bullgari. Kjo është arsyeja se pse KQZ fton kompaninë "Shërbimet e Informacionit", e cila është përfaqësuese e autorizuar e "Smartmatic", për të negociuar dhe lidhur një kontratë.

Prokurimi publik do të zhvillohet përmes negociatave dhe jo me konkurs, kurse KQZ do të merret vesh edhe me "Ciela Norma".

Procedura argumentohet me nevojën urgjente për furnizimin e shpejtë të makinave dhe me kohën e shkurtër deri në zgjedhjet parlamentare.