Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat e reja për votim do të sigurohen pa konkurs

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor.

Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me prodhuesin e pajisjes "Smartmatic". Kompania ka deklaruar se nuk ka gatishmëri ligjore për të operuar në Bullgari. Kjo është arsyeja se pse KQZ fton kompaninë "Shërbimet e Informacionit", e cila është përfaqësuese e autorizuar e "Smartmatic", për të negociuar dhe lidhur një kontratë.

Prokurimi publik do të zhvillohet përmes negociatave dhe jo me konkurs, kurse KQZ do të merret vesh edhe me "Ciela Norma".

Procedura argumentohet me nevojën urgjente për furnizimin e shpejtë të makinave dhe me kohën e shkurtër deri në zgjedhjet parlamentare.


Më shumë nga rubrika

Më shumë se 20 000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Bullgari

458 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 9.7% e 4740 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Zakonisht statistikat e së hënës nuk janë përfaqësuese, sepse të dhënat nuk mblidhen kudo..

botuar më 21-09-20 8.58.PD
Christo

Një galeri në Sofje transmeton live nga Parisi projektin e fundit të Christo

Galeria Vivacom Art Hall në Sofje do të transmetojë live nga Parisi një nga ngjarjet kulturore më të shumëpritura në Evropë - hapja zyrtare e projektit të fundit të Christos "Paketimi i Harkut të Triumfit" . "Do të jetë si i gjallë, do të..

botuar më 21-09-18 6.05.PD

Parashikimi i motit për ditët e fundjavës

Ditën e shtunë do të ketë re, pasdite me reshje dhe bubullima. Do të jetë me erë, në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore dhe do të bëhet ftohtë. Temperaturat do të lëvizen nga 14 deri në..

botuar më 21-09-17 7.55.MD