Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat e reja për votim do të sigurohen pa konkurs

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor.

Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me prodhuesin e pajisjes "Smartmatic". Kompania ka deklaruar se nuk ka gatishmëri ligjore për të operuar në Bullgari. Kjo është arsyeja se pse KQZ fton kompaninë "Shërbimet e Informacionit", e cila është përfaqësuese e autorizuar e "Smartmatic", për të negociuar dhe lidhur një kontratë.

Prokurimi publik do të zhvillohet përmes negociatave dhe jo me konkurs, kurse KQZ do të merret vesh edhe me "Ciela Norma".

Procedura argumentohet me nevojën urgjente për furnizimin e shpejtë të makinave dhe me kohën e shkurtër deri në zgjedhjet parlamentare.


Më shumë nga rubrika

Violeta Komitova

Aksidenti me autobusin maqedonas nuk ka ndodhur me shpejtësi të madhe

Pjesa e Autostradës “Struma”, në të cilën së fundmi mbetën të vdekur 45 persona në një aksident me një autobus maqedonas, nuk ka Aktin 16 (dokument që vërteton nëse ndërtimi është në përputhje me rregulloret), pasi nuk janë përfunduar procedurat e..

botuar më 21-11-30 5.36.MD

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është duke pritur testet e premtuara për të rikthyer nxënësit e mëdhenj në mësim

Nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të do të kthehen në shkollë kur të mbërrijnë testet e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë për zbulimin e koronavirusit, tha për bTV ministri i Arsimit, Prof. Nikollaj Denkov. Aktualisht ka rreth 400..

botuar më 21-11-30 3.37.MD
Ministri Stoev

Sofja pret nga Shkupi garanci të qarta për fqinjësi të mirë

Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev zhvilloi bisedime dypalëshe me komisionerin e zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi dhe homologun e tij spanjoll, José Bueno. Në Barcelonë, në forumet rajonale Unioni për Mesdheun dhe takimi i BE-së dhe vendeve partnere..

botuar më 21-11-30 2.59.MD
Подкасти от БНР