Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për datën 21.09.2021

Të martën do të ketë vranësira të ndryshueshme, në shumë rajone retë do të shpërndahen. Do të bjerë shi i dobët vetëm në disa vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16° në verilindje deri në 26° mbi jugperëndim. Në Sofje do të jetë deri në..

botuar më 21-09-20 7.55.MD
Maja Manollova

“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” ofron një koalicion parazgjedhor

Kryetarja e “ Ngrihu BG! Ne po vijmë!” Maja Manollova propozoi një marrëveshje parazgjedhore me “Bullgarinë Demokratike”dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” e ish-ministrave të përkohshëm Kirill Petkov dhe Asen Vasilev. “Kështu do të bëhet e..

botuar më 21-09-20 6.29.MD
Oliver Varhei

Komisioneri Evropian për Zgjerimin arrin në Bullgari

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhei do të vizitojë Bullgarinë më 21 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova, duke iu referuar Komisionit Evropian. Janë të planifikuara takime të Komisionerit Evropian me..

botuar më 21-09-20 5.41.MD