Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Bujqit bullgarë do të mbështeten për shkak të krizës Covid

Komisioni Evropian miratoi ndihmën e notifikuar shtetërore me një buxhet prej 72 milionë leva (36,8 milionë euro) për të mbështetur bujqit bullgarë. Fondet do të mbështesin afro 50 mijë fermerë nga sektorët “Blegtoria”, “Mbarështimi i Bimëve” dhe..

botuar më 21-10-27 4.25.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov është bërë ministër në kundërshtim me Kushtetutën

Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë , vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi..

rinovuar më 21-10-27 3.04.MD

Presidenti Radev u takua me një delegacion të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut

Presidenti Rumen Radev priti një delegacion të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit vuri në dukje se zgjedhja e parlamentit të ri dhe e qeverisë së rregullt në Bullgari nuk do të thotë zhbllokim të rrugës për anëtarësimin e..

botuar më 21-10-27 2.45.MD