Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të negociojë me BE-në për mbylljen e minierave të qymyrit deri në vitin 2040

Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Qeverisë përcakton dy data për mbylljen e termocentraleve me qymyr - 2038 ose 2040, tha kryeministri në detyrë Stefan Janev. “Mekanizmi për fiksimin e kësaj date nuk është sqaruar ende, bazuar në..

botuar më 21-10-14 2.12.MD

Përsëri parashikuan një parlament me 6 parti

Para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare më 14 nëntor, dy agjenci publikuan sondazhet e tyre. Sipas sondazheve të financuara nga Qendra për Analizë dhe Marketing dhe Exacta, GERB-SDS udhëheq..

botuar më 21-10-14 1.37.MD
Stojço Kacarov

Ministri i shëndetësisë tha se është i pafuqishëm për vaksinimin

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Stojço Kacarov nuk po merr parasysh marrjen e masave për të forcuar procesin e vaksinimit në vend. Bullgaria është e fundit në Evropë përsa i përket vaksinimit kundër Covid-19. “Vaksina është një akt..

botuar më 21-10-14 11.32.PD