Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Qeveria e ardhshme nuk do të vendosë vaksinimin e detyrueshëm

Imunizimi mbetet vullnetar. Këtë e pranuan përfaqësuesit e partive “Po e Vazhdojmë ndryshimin”, BSP, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike”. Në negociatat për një program të përbashkët të qeverisë së koalicionit të ardhshëm në..

botuar më 21-11-24 6.14.MD

Shpëtimtari i të mbijetuarve nga djegia e autobusit maqedonas është shtetas serb

Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë..

botuar më 21-11-24 3.49.MD

Tri projekte të “Bulgartransgaz” janë në listën e projekteve të rëndësishme të BE-së

Tri projekte të “Bulgartransgaz” janë në listën e projekteve me interes të përbashkët të BE-së. Projekti i parë është zgjerimi i depos së gazit Çiren, i cili parashikon pothuajse dyfishimin e kapacitetit depozitues të karburantit blu dhe rritjen e..

botuar më 21-11-24 3.05.MD