Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov

Numër minimal i mësuesve dhe nxënësve në karantinë

Më pak se 1% e mësuesve dhe nxënësve janë në karantinë për shkak të sëmundjes Covid-19, ose kontaktit me një person të infektuar, në fillim të vitit shkollor, bëri të ditur Ministria e Arsimit. Dikasteri ka qasje në të dhënat e azhurnuara për të..

botuar më 21-09-17 4.38.MD
Rumen Specov

GERB insiston që presidenti të shkarkojë nga detyrat drejtorin e agjencisë së të ardhurve

Nga GERB akuzuan tashmë ish-ministrin e Financave Asen Vasilev, për fshehjen e faktit se drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave i emëruar prej tij, dinte për taksat e detyrueshme prej më shumë se 750 000 eurosh përpara se të shiste..

botuar më 21-09-17 2.26.MD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë gati të votojnë më 14 nëntor

Nëse zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 7 shtator, koalicioni GERB-SDS do të ishte forca e parë me 22.5 për qind mbështetje, sipas një sondazhi të Gallup. Me rezultate pothuajse të barabarta janë BSP me 16.1 për qind të preferencave, “Bullgaria..

botuar më 21-09-17 2.03.MD