Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 shtatorin

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10 °, në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në fushat nënballkanike nga 1 deri në 3 °. Atje do të formohen ngricat e para. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të shpërndara...

botuar më 21-09-23 6.25.MD
Georgi Georgiev

Pa konkurrencë, Georgi Georgiev drejtoi Këshillin Bashkiak të Sofjes

Me votim të fshehtë, Georgi Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit me 36 vota pro, duke zëvendësuar Elen Gerxhikov i cili dha dorëheqje . 8 fletëvotime ishin të pavlefshme. Georgiev ishte kandidati i vetëm dhe u propozua..

botuar më 21-09-23 5.53.MD

Bullgarët që vdiqën në Bregun e Fildishtë kanë qenë instruktorë ushtarakë në një mision

Aksidenti me një helikopter ushtarak Mi-24 në Bregun e Fildishtë më 10 shtator në pjesën veriore të vendit, ku vdiqën pesë persona, përfshirë tre bullgarë, ishte për shkak të motit të keq. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura,..

botuar më 21-09-23 5.12.MD