Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Foto: BGNES

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov.

Organi i ri nuk do të përfshijë administratorë nga Ministria e Shëndetësisë, por përfaqësues të komuniteteve të ndryshme - gazetarë, organizata të pacientëve, ekspertë shëndetësorë. Qëllimi është që të angazhohet shoqëria më gjerësisht dhe të stimulohet procesi i vaksinimit. Stojço Kacarov gjithashtu tha se dikasteri i tij po fillon të krijojë një bazë të dhënash për të mbledhur informacione rreth të mbijetuarve nga Covid-19 në mënyrë që të vlerësojë nivelin e imunitetit kolektiv.


Më shumë nga rubrika

Rezultatet reale në dialogun me Bullgarinë do të përshpejtojnë integrimin evropian të Maqedonisë Veriore

Arritja e përparimit në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte fokusi i një takimi në Sofje midis Presidentit bullgar Rumen Radev dhe Komisionerit Evropian të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhelyi. Ministri..

botuar më 21-09-21 6.48.MD

Vdiqën dy fëmijë me Covid-19

Dy fëmijë me Covid-19 kanë vdekur këto ditë. Njëri është 7 vjeç me sëmundje kronike neurologjike, tjetri është 9 vjeç. Fëmija më i madh vdiq në një spital në Plovdiv më 19 shtator, por deri më sot e kësaj dite ai nuk figuron në raportin zyrtar, i..

botuar më 21-09-21 5.38.MD
Nikollaj Denkov

Ministri i Arsimit: Rritja graduale e rasteve të Covid -19 nuk është shqetësuese

Rritja graduale e rasteve të reja të koronavirusit në vend nuk është ende shqetësuese, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov, i cili shtoi se efekti epidemik po monitorohet pas fillimit të vitit shkollor. Sipas tij, përqindja e mësuesve dhe..

botuar më 21-09-21 5.25.MD