Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapen 784 seksione jashtë shtetit për zgjedhjet parlamentare

Foto: arkiv

Bullgarët në 68 vende do të votojnë në gjithsej 784 seksione në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut, njoftoi Ministria e Jashtme numrin përfundimtar të vendvotimeve. Më shumë vendvotime hapen në Britaninë e Madhe - 135, ndjekur nga Gjermania /117/ dhe Turqia /112/.

Numri i seksioneve jashtë është rritur me 70% krahasuar me zgjedhjet në prill. Numri i aplikacioneve të paraqitura për votim është mbi 65 mijë - rreth 15 mijë më pak sesa në zgjedhjet e rregullta.

"Nëntëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve ende nuk ka asnjë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ për numrin e makinave, gjë që na vë në një tension në rritje," tha Ivan Kondov, kryetari i grupit të punës "Zgjedhjet". Ndërsa nënkryetari i grupit, Kalin Anastasov, shtoi se nëse KQZ nuk vendos deri të enjten, në disa vende mund të pritet problem me furnizimet.