Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapen 784 seksione jashtë shtetit për zgjedhjet parlamentare

Foto: arkiv

Bullgarët në 68 vende do të votojnë në gjithsej 784 seksione në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut, njoftoi Ministria e Jashtme numrin përfundimtar të vendvotimeve. Më shumë vendvotime hapen në Britaninë e Madhe - 135, ndjekur nga Gjermania /117/ dhe Turqia /112/.

Numri i seksioneve jashtë është rritur me 70% krahasuar me zgjedhjet në prill. Numri i aplikacioneve të paraqitura për votim është mbi 65 mijë - rreth 15 mijë më pak sesa në zgjedhjet e rregullta.

"Nëntëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve ende nuk ka asnjë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ për numrin e makinave, gjë që na vë në një tension në rritje," tha Ivan Kondov, kryetari i grupit të punës "Zgjedhjet". Ndërsa nënkryetari i grupit, Kalin Anastasov, shtoi se nëse KQZ nuk vendos deri të enjten, në disa vende mund të pritet problem me furnizimet.


Më shumë nga rubrika

Komente të ndryshme nga forcat parlamentare mbi shanset e një kabineti të ri

Me dorëzimin e mandatit të tretë BSP , shanset për një qeveri me pjesëmarrjen e “Bullgarisë Demokratike” (DB) u ulën, komentoi bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov. Nga “Ngrihu.BG! Ne po vijmë” jenë gati për të negociuar, por sipas..

botuar më 21-08-27 9.50.PD
Kornelija Ninova

Komisioni për Buxhetin miratoi azhurnimin e buxhetit në leximin e parë

Komisioni për Buxhetin në Parlament miratoi në leximin e parë azhurnimin e buxhetit të shtetit. U miratuan gjithashtu azhurnimet e buxheteve të Arkës së Sigurimeve Shëndetësore dhe të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore. Përditësimi parashikon që deri..

rinovuar më 21-08-24 5.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ballkani dhe refugjatët nga Afganistani Turqia nuk ka ndërmend të kthehet në një depo evropiane për refugjatë nga Afganistani. Këtë e deklaroi presidenti turk Rexhep Erdogan pas një takimi me qeverinë zhvilluar më 19 gusht, cituar..

botuar më 21-08-20 1.28.MD