Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapen 784 seksione jashtë shtetit për zgjedhjet parlamentare

Foto: arkiv

Bullgarët në 68 vende do të votojnë në gjithsej 784 seksione në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut, njoftoi Ministria e Jashtme numrin përfundimtar të vendvotimeve. Më shumë vendvotime hapen në Britaninë e Madhe - 135, ndjekur nga Gjermania /117/ dhe Turqia /112/.

Numri i seksioneve jashtë është rritur me 70% krahasuar me zgjedhjet në prill. Numri i aplikacioneve të paraqitura për votim është mbi 65 mijë - rreth 15 mijë më pak sesa në zgjedhjet e rregullta.

"Nëntëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve ende nuk ka asnjë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ për numrin e makinave, gjë që na vë në një tension në rritje," tha Ivan Kondov, kryetari i grupit të punës "Zgjedhjet". Ndërsa nënkryetari i grupit, Kalin Anastasov, shtoi se nëse KQZ nuk vendos deri të enjten, në disa vende mund të pritet problem me furnizimet.


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti turk është gati të zhvillojë bisedime me talibanët Në një intervistë televizive me CNN Türk Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se mund të takohet me udhëheqësin e   talibanëve si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund..

botuar më 21-08-13 2.27.MD
Maja Manollova

Tre forca politike duan të krijojnë qeveri të përkohshme

Ne do të propozojmë një hartë rrugore, kështu qe qytetarët bullgarë të marrin një qeveri të qëndrueshme me një mandat prej 6-8 muajsh, tha në parlament Maja Manollova nga "Ngrihu. BG! Ne po vijmë! ". Ky kabinet duhet të mbështetet tek ministrat e..

botuar më 21-08-12 10.10.PD

Në jetën politike hyjnë njerëz pa përvojë, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë

Përkrahja parlamentare për kabinetin “Nikollov” të propozuar nga forca e parë politike “Ka një popull të tillë” (ITN) bëhet gjithnjë e më e pa sigurt. Shkak për këtë janë rezervat e thella të shprehura nga grupi më i vogël parlamentar “Ngrihu.BG!..

botuar më 21-08-10 2.38.MD