Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët dhe spanjollët nderojnë Julio Palencia

Një libër udhëzues paraqet historinë e marrëdhënieve diplomatike bullgaro-spanjolle

Foto: arkiv

Sot Ambasada e Spanjës në Bullgari prezanton një botim jashtëzakonisht interesant, të titulluar “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”.

Në fakt, bëhet fjalë për një udhëzues, i cili prezanton momente të rëndësishme dhe rikujton ngjarje interesante nga marrëdhëniet diplomatike bullgaro-spanjolle 110-vjeçare. Pika fillestare për ta është personaliteti i Julio Palencia (1884-1952) një diplomat spanjoll, Ministër i Plotfuqishëm në Legatën Spanjolle në Bullgari në periudhën 1940-1943. Julio Palencia mbetet në histori me kontributin e tij të madh në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga ligji antisemitik, i miratuar nga qeveria bullgare me insistimin e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në faqet e udhëzuesit turistët, të cilët do të vizitojnë Sofjen, por dhe që të gjithë adhuruesit e historisë, mund të gjejnë një informacion interesant për godinat, ambasadat, rrugët dhe po kështu dhe fotografi nga Sofja e vjetër, ose thënë shkurtimisht: referenca të vlefshme historike për praninë e Spanjës në Bullgari.

Botimi është i përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Degën Kulturore të Ambasadës. Fryt i kësaj pune të përbashkët është dhe ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve. 110 vjet marrëdhënie diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës”, e cila mund të shikohet në qytetin e Varnës.

Ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve“ në Varna

“Një nga qëllimet e udhëzuesit është të përkrahë turizmin midis të dyja vendeve në këto momente të vështira dhe të zbulojë si për bullgarët, kështu dhe për spanjollët lidhjen e ndërtesave dhe të monumenteve me historinë midis të dyja shteteve. Figura e Julio Palencias është shumë interesante dhe na ndihmon që të mund të prezantojmë që të gjithë këtë. Në një kohë të rëndë historike, ai ka treguar vullnet t’i tejkalojë vështirësitë, pavarësisht se kjo ia ka kushtuar postin e diplomatit” - tregoi ambasadori i Spanjës tek ne Shkëlqesia e Tij Alejandro Polanco.

Foto: arkiv, Ambasada e Spanjës

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Vitanov

Matematikani Prof. Nikollaj Vitanov: Vdekshmëri e lartë nga Covid-19 - të paktën deri në fund të shtatorit

Skenari i pafavorshëm i epidemisë së koronavirusit po bëhet realitet, tha matematikani nga Akademia Bullgare e Shkencave, Prof. Nikollaj Vitanov, për Nova TV. Ai parashikon që vdekshmëria e lartë në Bullgari të mbetet të paktën deri në fund të..

botuar më 21-09-01 10.18.PD

Kufizime të reja për udhëtarët nga Bullgaria për në Shqipëri

Nga 6 shtatori me hyrjen në Shqipëri, qytetarët bullgarë duhet të paraqesin një pasaportë vaksinimi (e vlefshme 14 ditë pas riimunizimit), një test negativ PCR i vlefshëm për 72 orë ose një test i shpejtë antigjeni i vlefshëm për 48 orë. Gjithashtu..

botuar më 21-08-31 11.38.PD

7 medalje për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Evropiane e Informatikës

Nxënës bullgarë fituan 3 medalje argjendi dhe 4 bronzi në Olimpiadën Rinore Evropiane në Informatikë. Nxënësit janë nga shkollat ​​e mesme të matematikës në qytetet Sofje, Varna dhe Shumen, të cilat konkurruan online. Kjo u njoftua nga Ministria e..

botuar më 21-08-30 4.45.MD