Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ripohoi pozitën e saj mbi perspektivën evropiane të Shkupit

Godina e MPJ-së në Sofje
Foto: BGNES

Bullgaria ripohoi pozitën e saj mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mbetet e hapur për një dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Kjo u njoftua nga Ministria jonë e Jashtme me rastin e Këshillit të sotëm për Çështjet e Përbashkëta në Luksemburg me pjesëmarrjen e zv Ministrit të Jashtëm Rumen Aleksandrov.

"Ne jemi konstruktivë dhe mirëdashës, por presim që Maqedonia e Veriut të fillojë të zbatojë në praktikë angazhimet e marra në një nivel të lartë më 17 qershor 2021 në Sofje," theksoi ai. Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut duhet të heqë dorë nga pretendimet territoriale dhe historike ndaj Bullgarisë, si dhe nga ndryshimi i mbishkrimeve të monumenteve që nxisin urrejtje ndaj vendit tonë.