Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ nuk sheh asnjë shqetësim në deklaratat e qeverisë së përkohshme

Foto: arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur poshtë ankesën e një prej koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare kundër Kryeministrit Stefan Janev dhe ministrave në qeverinë e përkohshme.

Sipas koalicioni ka shkelje për shkak të "deklaratave dhe pretendimeve të shumta të pabazuara", të cilat përmbajnë një thirrje për mbështetje në favor të partive të tjera politike dhe janë një apel i drejtpërdrejtë për mosmbështetjen e parashtruesve të ankesave. Për KQZ-në, këto deklarata dhe citime përmbajnë vetëm informacion në lidhje me punën e qeverisë së përkohshme në raportin e saj.

KQZ nuk arriti të miratojë udhëzimet për punën e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve.


Më shumë nga rubrika

Roberta Mezzola

Rumen Radev ka uruar Roberta Mezzolan me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e PE-së

Presidenti Rumen Radev ka uruar Roberta Mezzolan për zgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Në letrën e tij, Presidenti shprehu mbështetjen e Bullgarisë për ruajtjen e vlerave evropiane dhe demokracisë, për prosperitetin e Evropës..

botuar më 22-01-18 7.12.MD

Grupi i punës për Certifikatën Covid do të shpallë qëndrimin e tij më 2 shkurt

Këshilltarja e Kryeministrit Kirill Petkov për çështjet e pandemisë Covid, Prof. Radka Argirova, do të koordinojë grupin e punës, i cili me ekspertë të partisë “Vëzrazhdane” do të diskutojë për nevojën e ruajtjes së “Certifikatës së Gjelbër” dhe masave..

botuar më 22-01-18 6.17.MD
Kostadin Kostadinov

Partia “Vëzrazhdane”: SHBA duhet të shpjegojë komentet për sanksione kundër Bullgarisë për shkak të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm të kërkojë shpjegim nga ambasadori amerikan në Bullgari për komentin e kongresmenëve amerikanë se mund të vendosen sanksione ndaj vendit tonë për shkak të vetos mbi negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Këtë e..

botuar më 22-01-18 5.03.MD
Подкасти от БНР