Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR mbetet media me besim më të madh

Godina e BNR-së
Foto: Georgi Nejkov, BNR

Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.

Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.

Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.

Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.

Më shumë nga rubrika

3 vjet pas daljes në pension, bullgari mesatar vdes, jetëgjatësia mesatare po ulet gjithashtu

Paga mesatare në Sofje në mars ka qenë mbi 2700 leva (1380 euro). Në rajonet e tjera të Bullgarisë ajo është nën 2000 leva (986 euro). Paga mesatare për tremujorin e parë për të gjithë vendin është 1882 leva (962 euro), sipas Institutit Kombëtar të..

botuar më 23-05-22 12.24.MD

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si..

botuar më 23-05-20 10.15.PD

Festivali i bletëve në Sofje

Festivali njëditor "Dita e Bletëve" 2023 zhvillohet më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa rasti është Dita Botërore e Bletës. Organizatorët nga Shoqata "Mjalti i Vërtetë" kanë..

botuar më 23-05-20 7.30.PD