Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.
Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.
Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.
Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.Emri i bullgares Irena Veliçkova-Jamami lidhet më së shumti me kërkimet e saj afatgjata mbi qëndisjen, e cila është përsosur ndër shekuj dhe nga një zanat i përhapur në të kaluarën është kthyer në një art të vlefshëm sot. Dhe duke qenë se sot gjithnjë..
Një ekspozitë e madhe retrospektive e animatorit dhe regjisor bullgar me famë botërore Teodor Ushev do të jetë e hapur për vizitorët nga sot në kështjellën mesjetare në Ansi. “Çështja e kujtesës” do të vazhdojë deri më 2 tetor të këtij viti dhe në të..
“Nëse liria do të thotë diçka, kjo është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.” Ky citim është i gdhendur pranë statujës së George Orwell përballë ndërtesës së BBC në Londër. Si për t’u kujtuar nëpunësve të pushtetit..
“Të gjitha mendimet tona tani janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar artisti bullgar me famë botërore Teodor Ushev në profilin e tij në..
Në Bullgari, 51 për qind e qytetarëve janë për rivendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit të plotë me Rusinë pas luftës , bën të ditur agjencia Focus,..
Qyteti Panagjurishte mirëpret një nga ngjarjet më spektakolare në Bullgari - Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve. Ai ka një natyrë konkurruese..