Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR mbetet media me besim më të madh

Godina e BNR-së
Foto: Georgi Nejkov, BNR

Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.

Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.

Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.

Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.

Më shumë nga rubrika

Aplikantët për shtetësi bullgare paraqesin dokumente false

Këshilli për Shtetësinë pranë Ministrisë së Drejtësisë raporton për raste të reja të dokumenteve të paraqitura false, me të cilat kërkohet shtetësia bullgare me natyralizim, për shkak të origjinës bullgare. Dokumentet u gjetën gjatë këqyrjes së..

botuar më 23-05-10 11.14.PD
Fotoja u sigurua nga Rosen Elezov

“Lufta jonë e huaj” tregon për heronjtë bullgarë nga Qerbelaja

Po afron premiera e dokumentarit “Lufta jonë e huaj”. Për një orë e gjysmë, që kalon pa u ndjerë, dokumentari që shfaqet në ekran rrëfen fatin e Batalionit të Dytë Bullgar në Irak në vitin 2004. Misioni i tyre është dramatik. Ata ndërhynë pas datës..

botuar më 23-05-10 7.15.PD

Në Plovdiv, si dhe në qytete të tjera të vendit, nuk u ndalua procesioni i "Regjimentit të Pavdekshëm"

Me arsyetimin se përdorimi i flamujve rus dhe sovjetikë në procesionin e “Regjimentit të Pavdekshëm” mund të interpretohej si mbështetje për Rusinë në luftën me Ukrainën, kryetarja e kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, ndaloi mbajtjen e tij. Megjithatë,..

botuar më 23-05-09 7.52.MD