Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti Botanik në Sofje feston Ditën e Enjos me një pazar të bimëve medicinale

Foto: Facebook /@universitybotanicgardens

Më 24 qershor, Dita e Enjos, e njohur në Bullgari si festa e bimëve mjekësore, do të shënohet në Kopshtin Botanik Universitar - Sofje.

Do të ketë një pazar me bimë medicinale dhe aromatike dhe erëza gjatë gjithë ditës. Para mesditës, programi për fëmijë përfshin një orë mësimore "Botanistët eksplorojnë", tema është "Lulet e bimëve". Në orët e para të pasdites do të mbahet mësimi i parë i serisë së re "Shkolla e Hortikulturës për të rinj dhe të moshuar". Do të ketë gjithashtu një shëtitje botanike me një udhëzues, i cili do të prezantojë para vizitorëve bimët medicinale që rriten në kopsht.

Më shumë nga rubrika

Stimulojnë vaksinimin me lotari, janë përfshirë edhe të huajt

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në..

botuar më 21-09-30 2.37.MD

Mbi 40% prej bullgarëve që punojnë nuk kanë para për ngrohje

42.8% e punonjësve bullgarë, ose 129.990 punëtorë në vendin tonë, nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Këtë e tregon një analizë e të dhënave të Eurostat nga Instituti Evropian i Sindikatave, botuar nga Konfederata e Sindikatave Evropiane...

botuar më 21-09-29 5.14.MD

Vjeshta në Bullgari po vjen me aromën e specave të pjekura dhe një vëmendje të veçantë ndaj lutenicës

Në një këngë të njohur bullgare këndohet se vera tanimë është “vetëm gjoja”, përderisa vjen era e specave të pjekura. Javët e para të vjeshtës janë koha e një pune këmbëngulëse, më në veçanti për bullgarët, të cilët vet i rrisin frutat dhe perimet..

botuar më 21-09-29 7.15.PD